E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportCity me një gol avantazh ndaj Tottenhamit, United me një lojtar më...

City me një gol avantazh ndaj Tottenhamit, United me një lojtar më pak kundër Ipswichit, pas 45 minutave

Goli i Erling Haaland, i dha epërsinë Manchester Cityt në udhëtim te Tottenham.

Norvegjezi e gjeti rrjetën kundërshtare që në minutën e 12-të, njofton Klankosova.tv.

Realizimi i tij, doli të jetë i vetmi në 45 minutat e para “Hotspur stadium”.

Më shumë gola pati në pjesën e parë ku po luan skuadra tjetër e qytetit Manchesterit.

United e përmbysi përkohësisht golin e hershëm të Ipswich Town, të cilin këta të fundit e arritën si shkak i një gafe të portierit vendas, Andre Onana, që i mundësoi Jaden Philogenes të shënojë.

Megjithatë “Djajtë e Kuq” u rikthyen, fillimisht me anë të Sam Morsy, e më pas Matthijs De Ligt i dha përparësi në rezultat ekipit të tij.

Por për trajnerin, Rúben Amorim, planet në “Old Trafford” prishen, kur Patrick Dorgu u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje brutale, raporton Klankosova.tv.

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi menjëherë i njejti golashënues, si në fillim të ndeshjes, duke barazuar shiftat 2-2.

Se a do të mundet skuadra e Arjanet Muric të marrë fitore sonte, apo Man.United do të rikthehet, mbetet të shihet në pjesën e dytë.

The post City me një gol avantazh ndaj Tottenhamit, United me një lojtar më pak kundër Ipswichit, pas 45 minutave appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498