E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportCity “konsistent”, humbet edhe nga Aston Villa

City “konsistent”, humbet edhe nga Aston Villa

Kampioni në fuqi i Anglisë në futboll, Manchester City, nuk po arrin të gjejë rrugën e këndelljes.

Pas barazimit në xhiron e javës së kaluar me Crystal Palacen, skuadra e Pep Guardiaolas u mposht nga Aston Villa e Unai Emeryt.

Nga një gol në dy pjesët mjaftoi që Villa të dalë me fitore nga kjo përballje, ndonëse City arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 93-të.

Në 8 ndeshjet e fundit, “Qytetarët” kanë një fitore, gjashtë humbje dhe një barazim.

Aktualisht City ndodhet në pozitën e 6-të me 27 pikë nga 17 xhiro, kurse Villa një pozitë më lart, me 28 pikë nga po aq xhiro. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT