E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportCity “alergjik” ndaj fitoreve, e ndal edhe Evertoni

City “alergjik” ndaj fitoreve, e ndal edhe Evertoni

Manchester City ka dështuar të fitoj sërish, kësaj radhe nga Evertoni.

City kaloi i pari në epërsi me golin e Silvas në minutën e 14-të të takimit, ndërsa mysafirët barazuan shifrat 22 minuta më vonë.

Baraspeshën në fushë e ktheu Ndiaye, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.

Në minutën e 53-të City pati një shans të artë për ta kthyer epërsinë, por nga penalltia dështoi Haalandi.

Me këtë barazim, City gjendet në vendin e gjashtë në tabelë me 28 pikë, ku në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy barazime dhe një fitore.

Ndërsa, Evertoni gjendet në pozitën e 15-të me 17 pikë, me tri barazime në pesë ndeshjet e fundit, një fitore dhe një humbje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT