E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/citaku-vv-po-e-mban-te-bllokuar-kuvendin-ne-nuk-votojme-nen-diktat/Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën...

https://klankosova.tv/citaku-vv-po-e-mban-te-bllokuar-kuvendin-ne-nuk-votojme-nen-diktat/Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat – Klan Kosova

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 32-të të Kuvendit të Kosovës.

Çitaku tha se Lëvizja Vetëvendosje po e mban të bllokuar Kuvendin dhe është duke pasur pengmarrje klasike, transmeton Klankosova.tv.

“Të them të drejtën, kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një pengmarrje klasike, PDK ka ofruar alternativë, ndonëse ne s’e kemi detyrim ta votojmë kandidatin e VV-së pa shumicë parlamentare, megjithëse ne kemi ofruar alternativë”, u shpreh Çitaku.

Ajo tutje tha se PDK nuk voton në diktat.

The post Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT