E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/citaku-uron-shba-ne-per-4-korrikun-amerika-eshte-e-mire-sepse-amerikanet-jane-te-tille/Çitaku uron ShBA-në për 4 Korrikun: Amerika është e mirë sepse amerikanët...

https://klankosova.tv/citaku-uron-shba-ne-per-4-korrikun-amerika-eshte-e-mire-sepse-amerikanet-jane-te-tille/Çitaku uron ShBA-në për 4 Korrikun: Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë – Klan Kosova

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ndarë një mesazh emocional me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përshkruar përvojën e saj personale dhe vlerësimin për mirësinë e popullit amerikan. 

“Amerika nuk është vetëm e madhe. As vetëm e fuqishme apo e pasur. Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë”,  ka shkruar Çitaku, duke rikujtuar kohën kur ka jetuar për shtatë vite në SHBA dhe mirësinë që e ka përjetuar çdo ditë, transmeton Klankosova.tv. 

Ajo ndau edhe një moment të veçantë të përjetuar një ditë më parë me nipërit e saj, Arbërin dhe Diellin, gjatë një dreke familjare në një piceri ku ndodhej edhe një grup ushtarësh amerikanë.

“Nipat i përshëndesin dhe i falënderojnë për shërbimin. Njëri prej tyre, ushtar nga Teksasi, vendos t’i falënderojë ata: duke u vizatuar një karikaturë si kujtim”, tregoi Çitaku.

Në fund të postimit, ajo shpreh falënderim me fjalët: “Thank you!Për mirësinë, për sakrificën, për shpresën që përçoni”, shkroi Çitaku.

The post Çitaku uron ShBA-në për 4 Korrikun: Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT