Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, ka folur për situatën politike në të cilën është vendi me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë duhet të bjënë pjesën e tyre, që të mbajnë gjallë demokracinë në vend dhe të refuzojnë siç thotë ajo autoritarizmin.
Ndër tjera, ajo përmendi edhe flamimin e Benjamin Franklin kur u përfundua Konventa Kushtetuese e ShBA-së, i cili kishte thënë:”Republikë, nëse mund ta mbani’”.
“Pas përfundimit të Konventës Kushtetuese në SHBA ( viti 1787) , një qytetar iu afrua Benjamin Franklinit dhe e pyeti: ‘Atëherë, doktor, çfarë na dhatë? Republikë apo monarki?’. Franklini u përgjigj me fjalët që kanë jehuar nëpër shekuj: ‘Republikë, nëse mund ta mbani’”, ka thënë Çitaku.
“Sot është një nga ato momente kur të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Të mbrojmë Republikën. Të mbajmë gjallë demokracinë. Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë”, ka thënë Çitaku. /Klankosova.tv
The post Çitaku: Të mbrojmë Republikën, të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë appeared first on Klan Kosova.