E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/citaku-perserit-vv-po-e-mban-peng-shtetin-te-reflektoje/Çitaku përsërit: VV po e mban peng shtetin, të reflektojë - Klan...

https://klankosova.tv/citaku-perserit-vv-po-e-mban-peng-shtetin-te-reflektoje/Çitaku përsërit: VV po e mban peng shtetin, të reflektojë – Klan Kosova

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, është deklaruar pas dështimit të 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku para mediave ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng shtetin, njofton Klankosova.tv.

Sipas saj, kjo për t’ia bërë një nder kandidatës së propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Sekretarja e PDK-së i bëri thirrje VV-së që të reflektojnë e të sjellin një zgjidhje që është përgjegjësi e tyre.

Ajo sërish përmendi faktin se partia e cila fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit i ka edhe 40 opsione tjera për kryetar të Kuvendit, që mund ta kishin edhe mbështetin e PDK-së.

The post Çitaku përsërit: VV po e mban peng shtetin, të reflektojë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT