E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeÇitaku i reagon Speciales: Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty...

Çitaku i reagon Speciales: Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi

Vlora Çitaku, ka hedhur kritika mbi Panelin Gjykues në Hagë për pretendimet e tyre të sotme, mbi vendimin për rrëzimin e mocionit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas saj, kjo nuk qëndron, pasi siç thotë sekretarja e përgjithshme e PDK-së, ky Panel Gjykues, ka autoritet të vendosë përtej Kushtetutës dhe ligjeve e çdo kodi etik njerëzor, transmeton klankosova.tv.

” ”Nuk kemi autoritet”, paska thënë Paneli Gjykues.

Pra, kanë autoritet të vendosin përtej Kushtetutës, përtej ligjeve, përtej çdo kodi etik dhe njerëzor, por nuk kanë autoritet të largojnë pjesë të aktakuzës?

Në fakt, pikërisht ajo është kompetenca e tyre ekskluzive.

Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi.

Ka vetëm një padrejtësi speciale”.

The post Çitaku i reagon Speciales: Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT