Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, takimin e së shtunës mes liderëve të partive politike e cilësoi si farsë, derisa tha se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e kupton fjalën kompromis.
Sipas Çitakut, Kurti ftesën për takim e cilësonte si kompromisin e partisë që ai udhëheq.
“Në fakt, ajo ishte një farsë, i tërë takimi ishte një farsë, ne ishim të vetëdijshëm që Kurti ka fare pak vullnet për kompromis, por megjithatë aty nuk ndodhi bash asgjë. Kurti takimin e konsideronte kompromis, takimi si i tillë është përpjekje e jona për kompromis, sepse nëse vërtetë do të donte kompromis Kurti, do të ishte shumë më serioz edhe në diskutim, edhe në ofrimin e një kompromisi. Nuk është kompromis të thuash hyjmë në votim, nëse nuk i merr 61 vota e ndërrojmë kandidatin, por nuk i ka marrë 61 vota, zonja Haxhiu është votuar disa herë”, tha Çitaku në Rubikon.
Ajo tha se as propozimi i dytë i Kurtit që kryetari apo kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarët të votohen në pako, nuk është kompromis.
“Kryetari, apo kryetarja e Kuvendit, e përfaqëson shumicën parlamentare, e përfaqëson Kuvendin, ndërkohë nënkryetarët i përfaqësojnë partitë politike, për këtë arsye edhe Lëvizjes Vetëvendosje përveç që i takon kryetari, e ka edhe një nënkryetar, për këtë arsye grupi i dytë e ka një nënkryetar, pra janë funksione të ndara edhe formalisht për nga pesha e përgjegjësisë që kanë”, tha Çitaku. /Klankosova.tv
The post Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.