Apple prezantoi çipin e ri M-Series me versionet e përditësuara të iPad Pro, MacBook Pro dhe Apple Vision Pro. Çipi i ri M5 ka ngjashmëri të mëdha me çipin M4 që Apple prezantoi në 2024, por ndryshimi më i madh duket të jetë vëmendja tek performanca grafike dhe AI.
Çipi M5 është i ndërtuar duke përdorur procesin prodhues 3-nanometër të gjeneratës së tretë me një arkitekturë grafike të përditësuar prej 10 bërthamash në të gjitha versionet. Si rezultat performanca grafike është rritur me 4 herë krahasuar me çipin M4 ndërsa ruan akselerimin harduerik të ray-tracing.
M5 gjithashtu ka një procesor 10 bërthamësh, njëlloj si M4, me gjashtë bërthama efikasiteti dhe katër bërthama performance. Në iPad Pro, çipi M5 ka 9 bërthama për variantet 256GB dhe 512GB me tre bërthama performance. Vetëm versionet 1TB dhe 2TB kanë procesorin me fuqi të plotë.
Sipas Apple procesori me 10 bërthama ofron deri në 15 përqind më shumë performancë me të gjitha bërthamat krahasuar me çipin M4. Bandwidthi i memories është përmirësuar gjithashtu në 153GB/s nga 120GB/s në modelin bazë M4.
Përmirësimet e performancës që Apple arriti të nxjerrë nga GPU-ja e re dhe gjerësia më e madhe e brezit të memories duken si ndryshimet më të mëdha që përdoruesit do t’i vërejnë realisht te M5. Kjo përfshin “deri në 30 për qind performancë më të shpejtë” grafike se M4 dhe “deri në 45 për qind rritje grafike në aplikacionet që përdorin ray tracing.”
Apple prezantoi M4 me fokus në cache dinamike dhe ray tracing, dhe duket se M5 i bën të dy proceset grafike më efikase. Përmirësimet janë edhe më të dukshme te M5 Vision Pro, ku kufja (headset-i) mund të arrijë një frekuencë rifreskimi prej 120Hz, nga maksimumi 100Hz që Apple garantonte më parë, dhe tani është në gjendje të renderojë “10 për qind më shumë pikselë.” /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0



