E hënë, 26 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeCili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë...

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cristiano Ronaldo, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit, ka bërë një deklaratë që mund të befasojë shumë fansa të tij – duke e cilësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë të luajë drejtpërdrejt.

Ylli portugez, i cili ka fituar pesë Topa të Artë dhe ka shkëlqyer në disa nga ligat më të mëdha të Europës, ka realizuar një karrierë të jashtëzakonshme me 935 gola dhe 257 asistime në 1278 ndeshje për klub dhe kombëtare.

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 450 gola në vetëm 438 ndeshje.

Për më shumë se një dekadë, dominimi i tij në futboll është rivalizuar vetëm nga Lionel Messi – i cili ka fituar tetë Topa të Artë, një Kupë Bote dhe dhjetëra trofe të tjerë me klubet dhe Argjentinën.

Por pavarësisht rivalitetit të fortë dhe krahasimeve të vazhdueshme, Ronaldo duket se ka lënë mënjanë krenarinë.

Sipas gazetarit britanik Piers Morgan, me të cilin Ronaldo ka ndarë një bisedë private gjatë një darke pas intervistës së tyre të parë, portugezi është shprehur me respekt maksimal për Messin.

E pyeta: ‘Kush është lojtari më i mirë që ke parë ndonjëherë?’. Ai tha: ‘Messi… por pyetja është e gabuar, sepse nuk më pyet mua kush është më i miri – unë nuk e kam parë veten duke luajtur drejtpërdrejt’ -rrëfeu Morgan për talkSPORT.

Ronaldo ka folur gjithashtu për ndryshimet mes tyre dhe lojtarëve të tjerë legjendarë si Ronaldo Nazário (R9), Ronaldinho, George Best apo Paul Gascoigne, duke theksuar si element kyç “jetëgjatësinë në nivelin më të lartë”.

Të dy – ai dhe Messi – kanë qëndruar në kulm për 18 ose 19 vite. Kjo flet për përkushtimin, disiplinën dhe nivelin fizik që kanë ruajtur

Rivaliteti mes dy yjeve ka frymëzuar një epokë të artë në futboll, duke e shtyrë njëri-tjetrin drejt niveleve gjithnjë e më të larta – dhe kjo deklaratë e Ronaldos është ndoshta momenti më i sinqertë i njohjes së madhështisë së “kundërshtarit” të tij më të madh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT