Në katër komuna, të martën ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Zveçan, Han të Elezit, Mamushë e Junik është mbyllur procesi i numërimit dhe verifikimit të votave, si për kandidatët për kryetarë, ashtu edhe për kandidatët për asamblistë.
Në komunën e Zveçanit, një kandidat për asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk kanë marrë asnjë votë.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën e rezultateve të KQZ-së, për Flurim Kelmendin e PDK-së dhe Selvije Pecin e Rabije Pecin e LVV-së nuk është regjistruar asnjë votë.
Ka pasur kandidatë që kanë marrë vetëm një votë, siç është Xhevdet Kelmendi i PDK-së në Zveçan apo Leonora Laçi e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Han të Elezit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!