Cilat projekte të Ferizajt i bllokoi Qeveria Kurti?-Flet Agim Aliu (VIDEO)

Cilat projekte të Ferizajt i bllokoi Qeveria Kurti?-Flet Agim Aliu (VIDEO)

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili po synon edhe një mandat tjetër në krye të komunës, ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për projektet kryesore që janë në zhvillim.

Aliu tha se disa prej projekteve madhore për Ferizajn janë anuluar dy herë nga Qeveria Kurti, përfshirë edhe ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, për të cilin komuna është detyruar të mbulojë vetë koston financiare. 

“Ne kemi katër projekte që kemi synuar t’i realizojmë. Njëri prej tyre është uji, që mund të preket nga sanksionet e BE-së, por është edhe projekti i fizibilitetit të ngrohjes së qytetit dhe ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, që po ashtu është projekt që duhej të kishte financimin 100% nga Qeveria e Kosovës. Por, duke parë që është anuluar dy herë madje, ne kemi qenë së bashku me zonjën Aida Dërguti që e kemi miratuar marrëveshjen me Qeverinë e Hungarisë për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, dhe që të dy herat është anuluar. Dhe që të mos dështojë për herë të tretë, ne, Komuna e Ferizajt, kemi marrë gjithë koston financiare të shpronësimit që është mbi 10 milionë euro. Pra, pavarësisht sfidave buxhetore e financiare, pavarësisht faktit që nuk e kemi kompetencën, vetëm që të përmbyllet ky kapitull, sepse vërtet nuk ka kuptim që në çdo cikël zgjedhor të flasim për problemet e njëjta”, u shpreh Aliu. /Klankosova.tv

The post Cilat projekte të Ferizajt i bllokoi Qeveria Kurti?-Flet Agim Aliu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.