Wednesday, January 14, 2026
spot_img
HomeLajmeCilat janë planet e LDK-së? Deputetët Lushaku-Sadriu dhe Sadiku sonte në “Rubikon”

Cilat janë planet e LDK-së? Deputetët Lushaku-Sadriu dhe Sadiku sonte në “Rubikon”

Deputetët e zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu dhe Ermal Sadiku, do të jenë sonte të ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku do të flasin për zhvillimet e fundit brenda LDK-së dhe planet e partisë për periudhën e ardhshme.

Ata do të përballen me Aida Dërgutin dhe Vehbi Kajtazin, ndërsa pritet të japin përgjigje për rezultatin e 28 dhjetorit, prapaskenat e mbledhjes pesëorëshe të Kryesisë së LDK-së, si dhe për dorëheqjen e Hykmete Bajramit nga posti i nënkryetares së partisë.

Po ashtu, në debat do të trajtohet edhe qëndrimi i LDK-së lidhur me votimin apo sigurimin e kuorumit për presidenten Vjosa Osmani, si dhe se çfarë marrëveshjeje eventuale për çështjen e presidentit do të ishte e pranueshme për këtë parti.

Emisioni transmetohet sonte në Klan Kosova, nga ora 20:45. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT