E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeCilat aplikacione kanë dominuar shkarkimet në Evropë këtë vit?

Cilat aplikacione kanë dominuar shkarkimet në Evropë këtë vit?

Maps Interlude ka publikuar një hartë të Evropës që tregon aplikacionet më të popullarizuara të vitit 2024 në çdo shtet të kontinentit, duke nxjerrë në pah dominimin e disa platformave të njohura.

Sipas të dhënave të publikuara, aplikacioni më i popullarizuar në Evropë gjatë këtij viti është Temu, i cili ka regjistruar shkarkime masive në disa shtete si Gjermania, Franca, Spanja, Britania e Madhe, dhe vende të tjera. Temu ka arritur të bëhet lider i shkarkimeve në shumë shtete evropiane.

Një tjetër aplikacion që ka shënuar një rritje të dukshme është ChatGPT, i cili është veçanërisht popullor në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Përdoruesit e aplikacionit janë të shumtë në Kroaci, Slloveni, Hungari, Rumani, Austri, dhe Zvicër, ku ChatGPT ka dominuar shkarkimet.

Përveç këtyre, TikTok mbetet një nga aplikacionet më të preferuara, duke qenë më i përdorur në vende si Italia dhe Mali i Zi.

Një surprizë e vitit 2024 është se qytetarët e Bullgarisë kanë zgjedhur të instalojnë më shumë Tetris, një lojë video që dikur ishte më popullorja në botë, por që ka marrë një valë të re popullariteti.

Këto të dhëna tregojnë se Evropa ka preferenca të ndryshme për aplikacione, me Temu, ChatGPT, dhe TikTok duke dominuar në një pjesë të madhe të kontinentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT