Vetëm një shikim i shkurtër mjafton për të nxjerrë në pah vlerat tuaja më të thella ndaj familjes
Lloji i marrëdhënieve (me anëtarët e familjes dhe të tjerët) që kemi në vitet e para të jetës ka një ndikim të thellë në mënyrën se si ne e shohim botën dhe zhvillojmë personalitetin tonë. Ndërsa marrëdhëniet e shëndetshme lehtësojnë rritjen dhe suksesin, marrëdhëniet jo të shëndetshme mund t’ju bëjnë një person më pak të përmbushur.
Testi do t’ju ndihmojë të kuptoni se si marrëdhëniet tuaja kanë formësuar personalitetin tuaj. Shikoni me kujdes fotot dhe përpiquni të kuptoni se cila familje është e lumtur!
Përgjigjja juaj zbulon procesin e të menduarit dhe personalitetin tuaj, transmeton Telegrafi.
Nëse përgjigjja juaj është fotoja numër 3:
Kjo është një foto me perceptimin se babai është indiferent ndaj fëmijës dhe gruas së tij ose se nëna e mban fëmijën larg babait të tij. Interpretimi juaj tregon se jeni një person i kujdesshëm. Ju dëshironi të përmirësoni jetën e njerëzve të tjerë dhe të shijoni lumturinë. Ndoshta nuk e keni kuptuar se kjo familje është e lumtur, por instinktet tuaja ju bëjnë të dëshironi të mbroni të tjerët nga dhimbjet dhe vuajtjet.
Nëse përgjigjja juaj është fotografia nr. 2:
Ju jeni një person i orientuar drejt familjes dhe i vlerësoni të dashurit tuaj mbi gjithçka tjetër në këtë botë. Ndoshta keni menduar se kjo familje nuk duket e lumtur, sepse prindërit shfaqen të përqendruar vetëm te vetja. As nëna dhe as babai nuk po e mbajnë fëmijën për dore. Interpretimi juaj tregon se familja për ju është prioritet. Ata që i vendosin nevojat familjare mbi të gjitha, mund të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata. Ju gjithmonë dëshironi që të dashurit tuaj të jenë të lumtur, prandaj investoni mund dhe përkushtim në këtë drejtim.
Nëse përgjigjja juaj është fotografia nr. 1:
Familja në fotografinë nr. 1 është një familje e lumtur dhe plot dashuri! Në të shihet një çift prindërish të kujdesshëm e dashamirës, që kanë marrëdhënie të ngrohtë me fëmijën e tyre. Nëse nuk e keni zgjedhur këtë fotografi, kjo mund të tregojë vështirësi në krijimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me të tjerët. Por nëse e keni zgjedhur, atëherë për ju familja është gjithmonë në vend të parë – e më pas, me një boshllëk të madh në mes, vjen çdo gjë tjetër. /Telegrafi/