Christian Eriksen zyrtarisht firmos me Wolfsburgun

news image

Christian Eriksen do të vazhdojë karrierën në Bundesliga, duke nënshkruar me VfL Wolfsburgun.

Mesfushori danez, 33-vjeçar, i cili u lirua këtë verë nga Manchester United, refuzoi ofertën e klubit anglez Wrexham për të luajtur në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Eriksen udhëtoi nga Odense për vizitat mjekësore në Gjermani dhe firmosi kontratën si lojtar i lirë. Në Wolfsburg, ai do të bashkëpunojë me bashkëkombësin e tij, Peter Christiansen, drejtor sportiv i klubit që nga viti 2024. Ky transferim është pjesë e strategjisë së klubit për të afruar futbollistë danezë si Andreas Skov Olsen, Jesper Lindstrom, Joakim Mæhle dhe Jonas Wind.

Me këtë lëvizje, Eriksen synon të rifitojë formën dhe të sjellë përvojën e tij në një kampionat të konkurrueshëm si Bundesliga.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/