E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
HomeSportChelsea shpreh interesim për yllin e Bournemouthit – Indeksonline.net

Chelsea shpreh interesim për yllin e Bournemouthit – Indeksonline.net

Chelsea ka shprehur interesim për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen.

Sipas “The Independent”, synimi i Chelseat është ta nënshkruajë atë edhe para Kupës së Botës për Klube , pasi FIFA lejon nënshkrimet për këtë kompeticion. 

Huijsen është rritur shumë këtë sezon dhe është në radarin e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, por në Angli ata tashmë supozojnë se Chelsea është më i interesuari dhe mund ta marrë atë për një shumë afër klauzolës së tij të lirimit, që është rreth 55 milionë euro.

Këtë sezon holandezo-spanjolli ka bërë rreth 27 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola dhe 1 asist./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT