E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportChelsea “shkatërron” skuadrën e ligës së katërt, avancon tutje në FA Cup

Chelsea “shkatërron” skuadrën e ligës së katërt, avancon tutje në FA Cup

Skuadra e Chelseat ka mposhtur bindshëm skuadrën e ligës së katërt të futbollit anglez, Morecambe fc, në kuadër të FA Kupës angleze.

Me rezultatin 5-1, u dëshmua cilësia e Premier Ligës.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në 1/16 e finales së Kupës FA të futbollit anglez.

Fitore bindëse kanë arritur edhe skuadrat tjera të Premier Ligës në këtë fazë të kupës.

Leicester vs QPR 6-2, Bournemouth vs West Brom 5-1, Norwich vs Brighton 0-4, Nottingham vs Luton 2-0. E vetmja skuadër e Ligës Premier që u mposht është Brentfordi, e cila pësoi 1-0 ndaj Plymouth.

Fitore arriti edhe Exeteri ndaj Oxford Utd (3-1). /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT