22:57 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Gj. Sh
Chelsea është finalisti i parë i Conference League për këtë sezon.
Skuadra londineze nuk lejoi befasi ndaj Djurgardenit, duke shënuar edhe sonte fitore para tifozëve vendas, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kiernan Dewsbury-Hall në minutën e 38-të.
Chelsea ka kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm, 5-1.
Në finale, Chelsea e pret fituesin e ndeshjes Fiorentina – Betis.
Finala zhvillohet në ”Tarczyński Arena” në Wrocław të Polonisë, më 28 maj./IndeksOnline/