E premte, 2 Maj, 2025
spot_img
HomeSportChelsea nuk ka konkurrencë në Conference League, Betis fiton përballjen e parë...

Chelsea nuk ka konkurrencë në Conference League, Betis fiton përballjen e parë ndaj Fiorentinës – Indeksonline.net

23:07 / E Enjte, 01 Maj 2025 / Gj. Sh

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysëmfinale të Conference League.

Chelsea e cila është favorite për ta fituar këtë trofe, sonte në ndeshjen e parë gjysëmfinale e ka mposhtur në udhëtim skuadrën suedeze, Djurgarden, me rezultat 4-1, dhe është pranë finales së madhe, shkruan IndeksOnline.

Golat për Chelsean u shënuan nga Sancho, Madeuke dhe dy nga Jeckson.

Në ndeshjen tjetër, Betis shënoi fitore në shtëpi ndaj Fiorentinës, me rezultat 2-1.

Abde Ezzalzouli dhe Antony shënuan golat për Betisin, ndërsa Luca Ranieri ishte golashenues për Fiorentinën.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen javën e ardhshme me 8 maj, ku do të mësohen edhe skuadrat finaliste./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT