Chelsea mposht Benficën në kthimin e Jose Mourinhos në “Stamford Bridge”

Chelsea mposht Benficën në kthimin e Jose Mourinhos në "Stamford Bridge"

Në një ndeshje të tensionuar në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve, Chelsea arriti të marrë një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Benficës.

Goli vendimtar erdhi herët, në minutën e 18-të, por në një mënyrë të papritur. Një autogol nga Richard Rios i Benficës, i cili tentoi të pastronte një harkim brenda zonës së gjashtë metrave, por topi përfundoi në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë avantazh Chelseat.


Festa e Chelseat

Gjatë pjesës së parë, Benfica pati disa raste të rrezikshme. Dodi Lukebakio provoi një gjuajtje të shpejtë brenda zonës në minutën e 8-të, por portieri Robert Sánchez bëri një pritje të shkëlqyer dhe topi u përplas me shtyllën.

Edhe Richard Rios pati një tentativë tjetër, por Sánchez ishte në vendin e duhur.

Chelsea tregoi fuqinë e tyre në fazën ofensive dhe mbrojtëse. Estêvão, Joao Pedro dhe Enzo Fernandez provuan disa herë, por mbrojtja e Benficës ishte e vendosur, ndërsa portieri Anatoliy Trubin shpëtoi disa rasti të rrezikshëm, veçanërisht një gjuajtje me kokë nga Estevao në minutën e 79-të.

Jose Mourinho u kthye në “Samford Bridge” si trajneri Benficas dhe u largua me një humbje të ngushtë.

Pas këtij rezultati, Chelsea merr tri pikët e para, ndërsa Benfica mbetet pa fitore pas dy xhirove të para dhe do të kërkojë rikuperim në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/