Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të madhe ndaj Liverpoolit me shifrat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Premier League.
Golat për Blutë e Londrës i shënuan: Enzo Fernandez, Quansah (autogol) dhe Cole Palmer, shkruan Indeksonline
Të vetmin për “The Reds” e shënoi kapiteni Van Dijk.
Chelsea me këtë fitore bën një hap të rëndësishëm në garë për top-4 dhe për të siguruar një vend në Champions. Blutë tani kanë 63 pikë në pozitën e pestë, aq sa ka edhe Newcastle United./Indeksonline/
🚨🚨| GOAL: COLE PALMER MAKES IT THREE!!!
Chelsea 3-1 Liverpool
— Goals Side (@goalsside) May 4, 2025