ChatGPT gabon? Shqiptarja i drejtohet Shtëpisë së Bardhë pas “defektit”

ChatGPT gabon? Shqiptarja i drejtohet Shtëpisë së Bardhë pas “defektit”

A mund të gabojë Inteligjenca Artificiale?

Çka nëse ChatGPT jep përgjigje të gabuara?

Lidhur me këto pyetje, në emisionin “Ora Shtatë”, diskutoi Njomza Smajli-Sutaj, e cila hasi në një gabim të ChatGPT-së, e ku edhe iu referua Shtëpisë së Bardhë lidhur me lëshimin teknik, transmeton Klankosova.tv.

Smaji-Sutaj bën të ditur se gabimi në fjalë ka të bëjë me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku ChatGPT iu referua si ish-president.

Tutje, e reja thekson se e ka pyetur këtë program të inteligjencës artificiale për gabimin që ka bërë, derisa sipas saj, ChatGPT ka pranuar fajin.

Ndërsa sipas saj, të dhënat në ChatGPT nuk janë përditësuar që nga viti 2023.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

The post ChatGPT gabon? Shqiptarja i drejtohet Shtëpisë së Bardhë pas “defektit” appeared first on Klan Kosova.