Aktori amerikan Charlie Sheen ka folur për humbjen e virgjërisë kur ishte 15 vjeç dhe situata të tjera të pabesueshme në jetën e tij, përfshirë edhe fjetjen me 47,000 gra.
Ai i tha prezantuesit të podkasteve Logan Paul se e kishte humbur virgjërinë nga një eskortë me emrin Candy, të cilën e gjeti në një libër telefonash. Ai e përshkroi atë si “Ann-Margret me një Mastercard”. Ai pagoi për shërbimet e saj me kartën e kreditit të babait të tij.
“Unë jam bërë për degjenerim, për pakujdesi. Mënyra se si manifestohet në jetën time ndryshon në çdo moment. Mund të jetë droga. Mund të jetë gruaja. Mund të jetë një milion gjëra, apo jo? Gjithmonë e kam ndjerë se ishte pjesë e ADN-së sime”, tha ai, ndër të tjera.
Prezantuesi Mike Majlak donte të llogariste numrin e grave me të cilat kishte fjetur Sheen, dhe në pyetjen e tij ai deklaroi se ishin pothuajse 50,000 prej tyre.
“Çfarë mendon se është gjëja që ke që të bëri të thuash: ‘Do të bëj seks me 47,000 gra, do të provoj çdo drogë, do të rrëzoj një aeroplan, do ta mposht Michael Jordan, do të bëj çdo gjë dhe nuk do t’i them kurrë jo asgjëje’?” e pyeti ai aktorin yll.
Sheen u përgjigj se kjo tingëllon sikur ka të bëjë me jetën e dikujt tjetër.
“Nuk ishte aq e ‘ngjeshur’ sa e the. Ishte më shumë si të lundroja dhe të përballesha me çdo situatë dhe skenar ashtu siç paraqiteshin ose çfarëdo gjendjeje mendore në të cilën ndodhesha. Kjo çoi në rezultatet që kërkoja”, u përgjigj ai.
Një dokumentar për jetën e tij, “i njohur edhe si Charlie Sheen”, u publikua së fundmi në Netflix dhe fitoi vëmendjen e publikut pothuajse menjëherë. /Telegrafi/