Charli XCX provokon në fustan të bardhë transparent gjatë Javës së Modës në Paris

Charli XCX provokon në fustan të bardhë transparent gjatë Javës së Modës në Paris

Charli XCX mori vëmendje gjatë Javës së Modës në Paris të shtunën, duke shfaqur një pamje guximtare dhe tërheqëse në eventin BoF.

Këngëtarja 33-vjeçare doli pa reçipeta, e veshur me një fustan të bardhë transparent mini asimetrik, duke kombinuar stilin e saj të veçantë me këpucë të larta, të zeza dhe me shkëlqim.


Ngjarja vjen pak kohë pas publikimit të albumit të ri të Taylor Swift, ku shumë fansa kanë spekuluar për një lidhje të mundshme me këngën “Actually Romantic”, e interpretuar si një “këngë diss” ndaj Charli-t, shkruan DailyMail.

Megjithatë, këngëtarja dukej e palëkundur dhe plot vetëbesim, duke mahnitur të gjithë me prezencën e saj në tapetin e kuq.

Në event ishin të pranishme edhe FKA Twigs, e veshur me një fustan të kuq prej mëndafshi me bisht metrik dhe detaje elegante, si dhe Rita Ora, e cila kishte zgjedhur një fustan të zi pa rripa dhe një dizajn të prerë në qendër.

Të pranishme ishin gjithashtu Demi Lovato, Ice Spice, Barbara Palvin dhe Heidi Klum, secila me veshje të spikatura dhe elegante që tërhoqën vëmendjen e medieve dhe publikut.

Pamja e Charli-t dukej mjaft dramatike dhe e stilizuar, me flokë të lëshuar në valë të lehta dhe një grim të sofistikuar.

Ajo ndaloi për disa fotografi me fansat përpara se të hynte në event, duke mos lejuar as motin me shi të pengonte prezantimin e saj. /Telegrafi/