Chappell Roan surprizoi fansat këtë javë në Forest Hills Stadium të Queens, New York, duke shfaqur një model të ri flokësh ngjyrë kafe të errët.
Këngëtarja, e cila u bë e famshme vitin e kaluar me hitin “Good Luck, Babe!”, për shumë kohë është identifikuar me kaçurrelat e saj të kuqe zjarr, një element kyç i pamjes dhe i kopertinës së albumit të saj The Rise and Fall of a Midwest Princess (2023).
Ndryshimi i fundit i imazhit shënon një rikthim te natyralja, pasi Chappell është në të vërtetë brune, shkruan DailyMail.
Në pamjet e publikuara nga fansat në TikTok, ajo shfaqej me flokë të errët voluminoz, duke i dhënë një tjetër dimension paraqitjes së saj ekstravagante në skenë.
Performanca e saj u komentua gjerësisht edhe për momentin kur, e veshur me një korse të strukturuar dhe tangë, ajo zbuloi aksidentalisht të pasmet në ekranin gjigant.
Pamja e re dhe performanca provokuese ndezën debate edhe për një detaj tjetër: qimet nën sqetulla që artistja i shfaqi hapur në skenë.
Disa komentues reaguan negativisht, duke e quajtur “të pahigjienike”, ndërsa të tjerë e mbrojtën duke thënë se është një zgjedhje personale dhe krejt normale.
Ndërkohë, Roan vijon turneun e saj “Girlhood Dreams and Other Dangerous Things”, i cili po tërheq vëmendje jo vetëm për muzikën, por edhe për mënyrën se si ajo sfidon pritshmëritë dhe normat e zakonshme të showbiz-it. /Telegrafi/

