E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeÇfarë vendi pritet të zë Kosova pas zgjedhjeve në Gjermani, përgjigjet Balidemaj...

Çfarë vendi pritet të zë Kosova pas zgjedhjeve në Gjermani, përgjigjet Balidemaj (VIDEO)

Deputeti kosovar në Parlamentin e Bavarisë, Deli Balidemaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova tregoi se çfarë vendi pritet ta zë Kosova pas zgjedhjeve në Gjermani.

“Raportet e partisë me CSU kanë qenë të kënaqshme. Është shumë e vërtetë që LDK është në grupin e partive të djathta siç është edhe CDU. Gjithsesi mendoj që kancelari i ardhshëm do të jetë shumë më i qartë përpos në raportet ndërkombëtare edhe në raport me Kosovën”, tha ai, transmeton Klankosova.tv

Ai poashtu bëri të ditur se zgjedhjet kanë qenë të lira.

“Rezultati duhet të ishte edhe më i mirë, CDU/CSU mori 28.5 përqind dhe rezultati nuk ka qenë i kënaqshëm, ne kemi pritur se do të kemi 3-shin përpara. Duhet ta theksojmë se këto kohët e fundit para zgjedhjeve ka pasur ndikime të ndryshme. Ato ruse që kanë ndikuar në partitë e majta, gjithashtu edhe ndikimi amerikan”, tha Balidemaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498