Në prag të Samitit të NATO-s që do të mbahet sot Hagë të Holandës, dje është zhvilluar një konferencë për media ku është diskutuar gjendja e sigurisë globale, me fokus të veçantë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Korrespondenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, që po e mbulon samitin për media nga Kosova, raportoi se gjatë kësaj konference, shefi i NATO-s, Mark Rutte, foli për rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve globale të sigurisë.
“Ballkani Perëndimor është një rajon i ndjeshëm dhe padyshim i prekur nga zhvillimet aktuale të sigurisë në botë. Por Kosova dhe Bosnja janë të sigurta, për shkak të pranisë së trupave ndërkombëtare, në Kosovë kemi KFOR-in, dhe në Bosnje kemi EUFOR-in”, ka thënë ai në konferencë./Klankosova.tv.
Ndiqni detajet shtesë nga Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova:
The post Çfarë u tha për Kosovën në konferencën e samitit të NATO-s? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.