E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeÇfarë pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt? Flet avokati i familjes

Çfarë pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt? Flet avokati i familjes

Sot, nga ora 09:00 vazhdon seanca për rastin e Liridona Ademaj, ku vëllai i saj Leonardi pritet të dëshmojë.

Lidhur me këtë, avokati i familjes Leotrim Syla në emisionin “Ora Shtatë” tha se Leonardi mund të dëshmojë për atë se si e ka parë ngjarjen pasi që kë ndodhur dhe çfarë informacionesh mund të ketë pasur.

Ai shton se vëllai i Liridonës do të ketë më shumë rolin e dëshmitarit pas ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, Syla thotë se kur familja lexoi raportin e ekzaminimit psikiatrit, kuptuan që Naim Murseli ka tentuar që të konsiderojë veten si një viktimë gjatë fëmjërisë së tij, megjithëse sipas avokatit, deklaratat e tij nuk janë përputhur.

Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës më 29 nëntor 2023.

The post Çfarë pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt? Flet avokati i familjes appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT