Pas paralajmërimit të bërë nga IKShPK për qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, lidhur me tejkalimin e përqendrimit të manganit në ujë, profesori i kimisë toksikologjike, Lulzim Zeneli, ka sqaruar për publikun rreziqet shëndetësore që sjell konsumimi i ujit me sasi të lartë të këtij elementi.
I ftuar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, profesori Zeneli theksoi se mangani është një element esencial për organizmin, që merret rregullisht përmes ushqimit. Por, sipas tij, problemet lindin kur përmes ujit konsumohet sasi e tepërt e manganit.
“Vlerat normale të manganit në ujë janë deri në 0.05 miligramë për litër. Nëse tejkalohen këto vlera, atëherë mund të shfaqen pasoja shëndetësore, kryesisht në aspektin neurologjik”, tha Zeneli, transmeton Klankosova.tv.
Sipas profesorit, teprica e manganit mund të dëmtojë sistemin nervor, dhe më të ndjeshmit janë fëmijët. Ndërsa tek të rriturit, mund të paraqiten simptoma si dridhje të muskujve dhe çrregullime të tjera neurologjike.
The post Çfarë pasoja shëndetësore mund të ketë teprica e manganit në ujë? – flet kimisti (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.