Çfarë ofron Besnik Osmani për Fushë Kosovën? (VIDEO)

Çfarë ofron Besnik Osmani për Fushë Kosovën? (VIDEO)

Besnik Osmani, kandidat për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, ka shpalosur programin e tij për qeverisjen e kësaj komune, nëse arrin të fitojë më 12 tetor.

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Osmani premtoi se do të rregullojë disa fusha jetike për qytetarët e Fushë Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Infrastrukturë e nevojshme shëndetësore në të gjitha fshatrat, në qytet është ambulanta e fundit që po lëshohet, dhe ajo që do të mbeten janë dy qendra mjekësore të reja që do të ndërtohen në qytet që do të ndërtohen mandatin e ardhshëm”.

“Me vet faktin që këto që po prezantoj kanë burime të qarta të financimit, se si do të zbatohen në terren, tregojnë se është i bazuar në realitet, në nevojat e qytetarëve, dhe në kapacitetet fiskale që ka komuna e Fushë Kosovës”, u shpreh Osmani.

Ndër të tjera ai thotë se ka shumë projekte të tjera të rëndësishme që duhet kryer në Fushë Kosovë, por ai tregon se pse nuk ka marrë përgjegjësinë për t’i përfunduar të njëjtat.

“Ka edhe shumë projekte të tjera që janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për qytetarët e Fushë Kosovës, por të cilat nuk janë vendosur në programin tim qeverisës, janë qartësuar për vizionin tim në komunën e Fushë Kosovës, por nuk kam marrë përgjegjësi për realizimin e tyre, sepse nuk kanë burime të sigurta të financimit”, deklaroi Osmani.

Ndër të tjera ai thotë se një ndër çështjet kryesore që do të zgjidh në Fushë Kosovë është mobiliteti.

Ai shton se nëse arrin të bëhet kryetar i kësaj komune, do t’i japë fokus edhe kulturës së qytetit.

The post Çfarë ofron Besnik Osmani për Fushë Kosovën? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.