Real Madridi dhe Barcelona kanë shkuar në pushim të pjesës së parë me rezulltat 2-2 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Tre prej këtyre golave ranë brenda pesë minutash në shtesën e pjesës së parë.
Fillimisht realizoi Raphinha për Barcelonën në minutën e 37-të.
Në minutën e dytë shtesë barazoi Vinicius Junior, teksa nuk vonoi dhe Robert Lewandowski shënoi për 1-2 në të katërtën shtesë.
Pas një rivënie nga këndi, Gonzalo Garcia barazoi për Realin në minutën e gjashtë shtesë.


