Çfarë i thanë Trump dhe Musk njëri-tjetrit në “ribashkimin e tyre” në funeralin e Charlie Kirk?

Çfarë i thanë Trump dhe Musk njëri-tjetrit në “ribashkimin e tyre” në funeralin e Charlie Kirk?

Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë parë sërish bashkë, kësaj radhe në funeralin e Charlie Kirk të dielën, disa muaj pas përplasjes së tyre publike.

Themeluesi miliarder i Tesla-s shtrëngoi duart me komandantin e përgjithshëm në vendin e tij brenda State Farm Arena në Glendale, Arizona, ndërsa më shumë se 60,000 të pranishëm i thanë lamtumirë ndikuesit konservator.


Trump dhe Musk folën për një moment të shkurtër, përcjell Telegrafi.

Dhe “lexuesja e buzëve” Nicola Hickling zbuloi se Trump tha ‘si je?’ ndërsa iu drejtua Musk për ta përshëndetur.

Musk më pas u duk sikur ngriti supet ndërsa Trump tha: ‘Elon, kam dëgjuar se doje të bisedonim’.

Me ikonën e UFC-së, Dana White, që iu bashkua bisedës, Trump sugjeroi: ‘Le të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur’.

Musk përgjigjet duke tundur kokën.

Presidenti më pas i shtrëngon dorën dhe thotë: ‘Më ke munguar’.

Musk është përfshirë në një seri sulmesh në mediat sociale që nga qershori i vitit 2025, kur ai la rolin e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Trump e përshkallëzoi grindjen e tyre shumë publike dhe në një tubim në Michigan në korrik 2025, presidenti tha për Muskun: “Ndoshta është koha që ai të kthehet nga erdhi”.

Musk gjithashtu kishte postuar, dhe më pas kishte fshirë shpejt, një pretendim bombë se autoritetet federale mbanin informacione shtesë mbi Trumpin në dosjet e Jeffrey Epstein, madje duke shkuar aq larg sa të sugjeronte që presidenti duhet të shkarkohej.

Drejtori ekzekutiv miliarder i Tesla-s shpenzoi mbi 290 milionë dollarë për të mbështetur Trump në fushatën e zgjedhjeve të fundit. /Telegrafi/