E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Çështje pazaresh”-Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i...

“Çështje pazaresh”-Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i jep hise në ministri (VIDEO)

Opinionistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova tha se oferta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn është e pandershme.

Sipas Dërgutit, oferta është shumë vogël, sepse Kurti përballë opinionit duket gjeneroz gjoja se jep dy ministri për një parti që është që tri mandate në Kuvend.

“Në fakt, lëvizja e Limajt qysh në fillim e prishi opsionin e qeverisjes së partive që kanë qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar. Në javën e parë menjëherë iu ofrua partisë VV, dhe ka qenë çështje pazaresh me idenë e postit të kryeparlamentarit. Oferta e Kurtit është bukur shumë e pandershme, dëshiron të duket gjeneroz përballë opinionit”, tha Dërguti.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post “Çështje pazaresh”-Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i jep hise në ministri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT