E enjte, 5 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeÇështja e aftësisë mendore të Bidenit pas faljes së të birit, Trump...

Çështja e aftësisë mendore të Bidenit pas faljes së të birit, Trump kërkon hetime ndaj ish-Presidentit

Administrata e Presidentit Trump ka hapur një hetim për të përcaktuar nëse Joe Biden “ishte i aftë mendërisht” kur përdori një autopen për të dhënë falje në ditët e fundit të mandatit të tij për anëtarë të familjes dhe të dënuar me vdekje.

Ed Martin, avokati ultra-MAGA për faljet, i Donald Trump, tha se Departamenti i Drejtësisë është urdhëruar të hetojë faljet e dhëna nga Biden në ditët e fundit të presidencës së tij, përfshirë edhe faljen në dhjetor të djalit të tij me probleme, Hunter.

Hetimi i paprecedentë i Martin-it u zbulua në një email të së hënës dërguar stafit, i cili u sigurua nga Reuters.

Avokati tha se hetimi ka të bëjë me atë nëse Biden “ishte i aftë mendërisht dhe nëse të tjerët po përfitonin prej tij nëpërmjet përdorimit të AutoPen-it apo mënyrave të tjera”.

Autopen-i është një pajisje që përdoret për të nënshkruar automatikisht dokumente. Trump dhe mbështetësit e tij kanë pretenduar në disa raste se përdorimi i kësaj pajisjeje nga Biden gjatë presidencës e bënin të pavlefshme veprimet e tij ose sugjeronin se ai nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për to.
Nuk dihet nëse Biden e ka përdorur autopen-in për aktet e faljes. Në mars, Trump i shpalli faljet e minutës së fundit të paraardhësit të tij si “të pavlefshme, të zbrazëta dhe pa efekt të mëtejshëm”. Ai gjithashtu paralajmëroi se anëtarët e komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetonin trazirat e 6 janarit mund të përballen tani me ndjekje penale.

Emaili tregonte se hetimi i Martin-it përqendrohet në faljet parandaluese që Biden i dha disa anëtarëve të familjes së tij dhe në mëshirën që i kurseu 37 të burgosur federalë nga dënimi me vdekje, duke ua kthyer dënimin në burgim të përjetshëm.

Pak para se t’ia dorëzonte presidencën Trump-it më 20 janar, Biden fali pesë anëtarë të familjes së tij, duke thënë se donte t’i mbronte ata nga hetime të ardhshme të motivuara politikisht.
Faljet iu dhanë vëllezërve të tij James Biden, Frank Biden dhe motrës Valerie Biden Owens, si dhe bashkëshortëve të tyre, John Owens dhe Sara Biden.

Më 1 dhjetor, Biden fali djalin e tij Hunter Biden, i cili kishte pranuar fajësinë për shkelje tatimore dhe ishte dënuar për akuza që lidhen me armët. Hunter përballej me deri në 25 vjet burg për veprat penale, edhe pse pritej të merrte një dënim shumë më të lehtë, pasi ishte shkelja e tij e parë.

Ai kishte një datë të caktuar për dhënien e dënimit, por falja e bëri këtë seancë gjyqësore të pavlefshme.
Emaili i Martin-it nuk specifikonte se cilët anëtarë të familjes Biden janë objekt i hetimit për falje.
Gjithashtu, nuk ishte e qartë se kush e kishte udhëzuar Martin-in të niste hetimin.

DailyMail.com ka kërkuar koment nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Drejtësisë.
Kushtetuta i jep presidentit fuqi të gjerë për të dhënë falje që shlyejnë dënimet penale federale ose i modifikojnë ato. Vetë Trump ka përdorur gjerësisht faljet presidenciale.

Për shembull, më 20 janar ai fali të gjithë pothuajse 1,600 mbështetësit e tij që përballeshin me akuza penale në lidhje me 6 janarin 2021, një përpjekje e dështuar për të ndaluar certifikimin nga Kongresi të fitores së Biden në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Trump-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT