Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia e certifikimit të 36 rekrutëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës si ushtarë të rinj.
Rekrutët e certifikuar vijnë nga komunitetet turk, ashkali, boshnjak, rom dhe egjiptas, dhe gjatë trajnimit kanë përfituar njohuri bazë ushtarake për t’u përgatitur për shërbim në FSK.
Nga institucionet është theksuar se ky proces kontribuon në forcimin e një force profesionale dhe gjithëpërfshirëse në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


