E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeCertifikohen 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet lokale 2025

Certifikohen 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) filloi procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve, që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve, ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025, në orën 23:59, raporton EO.

Në grupin e parë, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 10 subjekteve politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 64, prej të cilëve 5 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (12 gusht 2025) është:

The post Certifikohen 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet lokale 2025 appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT