25 iniciativa qytetare e 14 kandidatë të pavarur, patën para vetës të shtunën anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim.
Por, dritën e gjelbër për të vazhduar me procedurat tjera për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, nuk e morën të gjitha.
Dy prej tyre nuk kaluan për shkak të emërtimeve.
Njëra ishte, “Lidhja e Prishtinës” që u kundërshtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Drejtori i zyrës për regjistrim e certifikim në KQZ, Besnik Buzhala u shpreh se mospajtimi nuk ka bazë ligjore.
Megjithatë, “Lidhja e Prishtinës” u refuzua.
Kështu ndodhi edhe me një iniciativë tjetër. Kjo për shkak të një gabimi drejtshkrimor.
Në vend të “Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve”, ishte “Shqipëtarëve”.
Kundër u panë LVV dhe AAK.
Edhe kjo nuk kaloi, ndonëse nga zyra për regjistrim e certifikim u tha se është përcaktim i vetë subjektit politik.
The post Certifikimi nga KQZ-ja: LDK-ja s’lejon “lidhje” tjetër në garë zgjedhore appeared first on Klan Kosova.