Avokati Artan Ãerkini, ka folur mbi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta ndalin financimin për Gjykatën Speciale, gjë që mund të çonte në zhbërjen e saj.
Ãerkini tha se nëse Gjykata Speciale nuk ka financim, atëherë për të do të jetë i pamundur funksionimi, sepse tha se me financim nënkuptohet pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, administratorëve dhe materialit shpenzues.
“Tash, a do të ketë financiare apo jo, nuk e di, por e di që nëse nuk do të ketë mbështetje financiare asnjë gjykatë në botë s’do të mund të funksionojë pa mbështetje financiare”.
“Nëse ne pajtohemi se gjykata nuk mund të funksionojë pa financim dhe nëse ShBA-ja është financuesi kryesor dhe ato e ndalin financimin, nuk ka konkluzion tjetër logjik përveç se gjykata nuk mund të jetë në mundësi objektive që të funksionojë”, tha Ãerkini në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se mbrojtja duhet ta bëjë punën e vet sikur gjykata do të vazhdojë deri në fund dhe sipas tij, mbrojtja nuk mund të mbështetet në atë nëse do të ndodhë zhbërja e Speciales.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>