E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportÇerekfinalet e Kupës së Kosovës, Prishtina e Drita po udhëheqin në pjesët...

Çerekfinalet e Kupës së Kosovës, Prishtina e Drita po udhëheqin në pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që po zhvillohen sot në kuadër çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në mes Prishtinës së Re e Dritës dhe Vëllaznimit e Prishtinës.

Drita po udhëheq me rezultat 0-2 ndaj Prishtinës së Re, ku fillimisht në minutën e 7-të shënoi Broja, ndërsa rezultatin e dyfishoi Kastriot Selmani në minutën e 45-të të takimit.

Ndërsa, Prishtina po e mposht aktualisht me rezultat minimal Vëllaznimin, me golin e Najeeb Yakubus, i cili realizoi në minutën e 17-të të ballafaqimit.

Ndeshjet çerekfinale që po luhen sot mund t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.

The post Çerekfinalet e Kupës së Kosovës, Prishtina e Drita po udhëheqin në pjesët e para appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498