Për pronën që thotë se e bleu 250 mijë euro, doli në gjykatore me shpresën se do ta fitojë pronësinë.
Jeton Maksuti dhe Selver Lecaj u thirrën të në seancën përgatitore ku duhej të ishin prezente palët, raporton Kiks Kosova.
Jetoni pretendon se e bleu pronën e poashtu bëri pagesën ndërsa shitësi nuk po pranon bartjen e pronësisë pasi sipas tij nuk e ka shitur. Në seancë u përballën vetëm për fitimin e pronësisë, por nuk u përmendën akuzat për fajde.
E Selveri, me nofkën Don Leko, nuk po e pranon bartjen e pronësisë as në gjykatore përmes përfaqësuesve të tij, meqë nuk ishte personalisht prezent për të mbrojtur tokën që pretendon se i takon atij.
Me datë 18 dhjetor të 2024-ës, seanca u shty me vendim të gjyqtares së rastit Flora Qerimi sepse mungonte autorizimi i avokatit të palës së paditur.
As në seancën tjetër nuk ishte prezent i padituri Don Leko, që është paditur nga Jetoni i cili po i kërkon bartjen e pronësisë.
Fitim Kosumi, avokati i palës që pretendon se e bleu pronën, në seancën e mbajtur një muaj më pas, më 17 janar të këtij viti, shpalosi pretendimet të cilat thotë se janë të bollshme dhe përcaktuese për vendimin final.
Detajet e këtij rasti i gjeni në kronikën më poshtë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>