Çeku s’vjen në debat, Rama ka një mesazh për të (VIDEO)

Çeku s’vjen në debat, Rama ka një mesazh për të (VIDEO)

Në debatin e madh të kandidatëve për të parin e Prishtinës, po mungon Hajrulla Çeku nga VV-ja dhe Bekë Berisha nga AAK-ja.

Për kandidatin e VV-së, kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, pati një mesazh nga studio e “Rubikonit” në Klan Kosova.

Sipas tij, Çeku vetëm ka treguar demagogjinë e vetë.

“Kishte me qenë mirë të ishin të gjithë këtu sepse debati është pozitiv, diskutimet për kryeqytetin janë të mira. I mirëpres. E keni parë vetë Çekun që ka incizuar veten duke më ftuar në debat, ka thënë caktoje vendin, studion dhe orën, e caktuam, por ai nuk është këtu”.

“Janë dy karrige të zbrazëta. Do të ishte mirë të ishte këtu, por ai e tregon vetëm demagogjinë e vetë. Prishtina nuk ka kohë të presë”, tha Rama, njofton Klankosova.tv.

The post Çeku s’vjen në debat, Rama ka një mesazh për të (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.