Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, në një deklarim para mediave lidhur me procesin zgjedhor dhe rezultatet e zgjedhjeve në Prishtinë, ka kërkuar koalicion me qytetarët.
Ai tha se koalicioni me qytetarët do të bëjë që të kemi ndryshim të pushtetit në Prishtinë.
Çeku e vlerësoi procesin si të qetë dhe me maturi, duke theksuar se kjo është meritë e qytetarëve të Kosovës.
“Për këtë angazhim të jashtëzakonshëm dhe këtë rezultat shumë të mirë që kemi siguruar për të sjellë ndryshimin e madh në Prishtinë, falënderoj të gjithë votuesit dhe aktivistët tanë. Kjo është vetëm fillimi ynë drejt fitores së madhe”, ka thënë ai.
Çeku ka theksuar se kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, “është i vetmi kryetar me mbështetjen më të vogël nga të gjithë kryetarët që kanë garuar në këto zgjedhje”.