Çekos s’i pëlqen pyetja e gazetares së Klanit për vonesë (VIDEO)

Çekos s’i pëlqen pyetja e gazetares së Klanit për vonesë (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka ka pyetur kandidatin për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çekon, lidhur me vonesën e tij gati njëorëshe për hedhjen e votës.

Megjithëse, kësaj pyetje, Çeku nuk iu përgjigj direkt, duke akuzuar gazetaren Uka për qasje jo të duhur, transmeton Klankosova.tv.

“Unë mendoj se keni pasur kohë mjaftueshëm gjatë gjithë fushatës për qasje të tillë, sot duhet të jemi korrekt ndaj njëri-tjetrit, sepse jemi në ditë të zgjedhjeve, duhet të jemi sa më pozitiv dhe t’i inkurajojmë gjithë qytetarët që të vijnë në vendvotime, ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe ta kemi një përfundim sa më të mirë zgjedhor”, deklaroi Çeko.

Voton Hajrulla Çeko pas mbi gjysmë ore vonesë

Hajrulla Çeko vonohet, u paralajmërua të votonte në orën 08:00

The post Çekos s’i pëlqen pyetja e gazetares së Klanit për vonesë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.