E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeÇekia fiton ndaj Malit të Zi

Çekia fiton ndaj Malit të Zi

Përfaqësuesja e Çekisë ka shënuar fitore të rëndësishme të premten mbrëma ndaj Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ndeshja u zhvillua në Çeki dhe përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të vendasve. Golin e parë për çekët e realizoi Adam Hlozek në minutën e 23-të, ndërsa rezultatin final e vulosi Patrik Schick në minutën e 65-të.

Nga radhët e Malit të Zi, Edvin Kuç ishte pjesë e formacionit startues dhe u paraqit deri në minutën e 62-të. Driton Camaj qëndroi në bankën e rezervistëve gjatë gjithë ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e tretë për Çekinë në këto kualifikime, e cila aktualisht kryeson Grupin L me nëntë pikë të plota.

Përveç Çekisë dhe Malit të Zi, në këtë grup garojnë edhe Kroacia, Ishujt Faroe dhe Gjibraltari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT