Reperja e famshme Cardi B, e njohur për faktin se nuk ka komplekse dhe flet hapur për çdo gjë, ka zbuluar së fundmi edhe një detaj mjaft të çuditshëm nga jeta e saj. Në një podcast, ajo tregoi se kishte shpenzuar plot 13 mijë dollarë (11 mijë euro) për një piercing me diamant në pjesën e pasme të trupit – i cili, pas një kohe të shkurtër, përfundoi në një vend krejtësisht të papritur.
Duke qenë e ftuar të mërkurën në podcastin e njohur Call Her Daddy, reperja 32-vjeçare foli hapur për piercingun provokues, të cilin e kishte treguar për herë të parë në janar. Kur moderatorja Alex Cooper e pyeti nëse kishte qenë i dhimbshëm procesi, Cardi u përgjigj menjëherë: “Nuk më dhembi aspak”, tha ajo, duke shpjeguar se nuk ndjeu dhimbje pasi ajo pjesë e trupit i ishte mpirë për shkak të një ndërhyrjeje estetike të mëparshme.
“Nuk do t’ua rekomandoja njerëzve, sepse unë kisha bërë një operacion më herët”, sqaroi ajo. “Ndonjëherë njerëzit thonë se e kam të madhe, por nuk e dinë që më kanë bërë ndërhyrje për ta zvogëluar… Praktikisht më kanë bërë një lloj ‘tummy tuck’ tek pjesa e pasme. Pra, pjesa e sipërme e saj është e mpirë. Kështu që, kur bëra piercing-un, nuk ndjeva asgjë. Ishte piercingu më i lehtë ndonjëherë”.
Foto: Cardi B/Instagram
Cardi tregoi se piercingu i kushtoi plot 13 mijë dollarë, pasi për të ishin përdorur diamante të vërtetë. Por ky luks nuk zgjati shumë – ajo e humbi vetëm një muaj më vonë.
“Po shikoja dhe thashë me vete: ‘Prit pak.’ Kontrollova pantallonat, të brendshmet… dhe pastaj thashë: ‘Po, ka përfunduar në tualet’”, kujtoi ajo duke qeshur.
E pyetur nëse e kishte bërë sërish, reperja tha se jo, pasi “nuk ishte më në humor”, por shtoi se piercer-i i kishte ofruar edhe rimbursim për bizhuterinë e humbur.
Piercingun e veçantë, Cardi e kishte zbuluar për herë të parë në rrjetin social X më 27 janar, duke shkruar: “Ehh pra… bëra një piercing në pjesën e pasme”, krahas një fotografie. Reagimet ishin të ndara, me komente si: “Si është e mundur fizikisht kjo?!” dhe “Tingëllon si një dhimbje e gjallë!”.
Cardi B është e njohur edhe për hapjen e saj ndaj piercings të shumtë që ka bërë ndër vite. Vitin e kaluar ajo u mburr me një Monroe piercing mbi buzën e sipërme, ndërsa në vitin 2024 iu rikthye të njëjtit artist për disa vathë të tjerë. Përveç kësaj, ajo njihet edhe për tatuazhet e shumta, mes tyre edhe një tatuazh të madh dhe shumëngjyrësh të një palloi, që i mbulon ijet dhe këmbën. /Telegrafi/