Cardi B shkëlqen me fustan transparent që nxjerr në pah barkun e shtatzënisë në festën luksoze të 33-vjetorit

Cardi B shkëlqen me fustan transparent që nxjerr në pah barkun e shtatzënisë në festën luksoze të 33-vjetorit

Cardi B festoi ditëlindjen e saj të 33-të me një festë glamuroze dhe një fustan transparent që theksonte barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Reperja, e cila pret fëmijën e saj të katërt dhe të parin me yllin e NFL-së, Stefon Diggs, ndau në Instagram momente nga festa e saj, të mbushura me tullumbace, lule dhe dritë neoni ku shkruhej “Happy Birthday”.


Në mbishkrim, artistja falënderoi fansat për urimet dhe tha se ndihej e bekuar dhe e mbrojtur, duke e cilësuar këtë periudhë si “vitin e Jezusit”, shkruan DailyMail.

“Ai më kujton çdo ditë se jam e zgjedhur dhe e vajosur”, shkroi Cardi, e cila tha se i bën vendimet e saj të rëndësishme në ditëlindje, jo në fillim të vitit.

Ylli i hitit Bodak Yellow u shfaq me një fustan ngjyrë gështenje me prerje të theksuara, bizhuteri argjendi dhe flokë të drejtë e të ndarë në mes.

Ajo performoi edhe një pjesë të shkurtër të këngës së saj “Check Please”, duke treguar energjinë e saj të zakonshme.

Cardi B ka tre fëmijë me reperin Offset, nga i cili u nda zyrtarisht këtë vit, ndërsa me Diggs pret të bëhet nënë për herë të katërt në shkurt.

Çifti ka folur hapur për mbështetjen e ndërsjellë dhe ndjenjën e ekuilibrit të përsosur mes karrierës dhe jetës private. /Telegrafi/