Cara Delevingne thuhet se ka shpenzuar 11 milionë dollarë për të blerë vilën e Jennifer Lawrence në Beverly Hills, një vit pasi shtëpia e saj në të njëjtën zonë u shkatërrua nga një zjarr.
Modelja britanike, 33 vjeç, do të ketë fqinjë me emra të mëdhenj si Adele, Nicole Kidman dhe Cameron Diaz, në rezidencën e saj të re luksoze.
Prona, e cila më herët ishte në pronësi të këngëtares Jessica Simpson, përfshin pesë dhoma gjumi dhe pesë banjo.
Sipas “North Hill Crest”, dhoma kryesore (master) ka një garderobë të hapur (walk-in closet) dhe një ballkon privat me pamje nga kopshtet e gjelbërta — vila që ylli i Hunger Games, Jennifer Lawrence, e kishte blerë në vitin 2014.
Në katin përdhes ndodhet një kuzhinë e madhe me ngjyrë të bardhë, e pajisur me aparatura çeliku të pandryshkshëm.
Jashtë, prona ofron një pishinë të rrethuar me pemë të larta dhe bambu, duke siguruar privatësi të plotë.
Kjo blerje vjen pas ngjarjes tragjike në mars 2024, kur vila e Cara-s me vlerë 7 milionë dollarë u shkatërrua pothuajse tërësisht nga një zjarr masiv.