Cannavaro në bisedime për të marrë drejtimin e Kombëtares aziatike

Cannavaro në bisedime për të marrë drejtimin e Kombëtares aziatike

Fabio Cannavaro, ish-futbollist legjendar, fitues i Kupës së Botës dhe i Topit të Artë në vitin 2006, mund të rikthehet së shpejti në pankinë si trajner i kombëtares së Uzbekistanit.

Sipas mediave italiane, ish-lojtari i Napolit, Parmës, Interit, Juventusit dhe Real Madridit është në kontakte të avancuara me federatën uzbeke.


Kombëtarja e Uzbekistanit do të shkruajë historinë në vitin 2026, kur për herë të parë do të marrë pjesë në një Kupë Bote.

Për këtë arsye, drejtuesit e federatës po synojnë një emër me përvojë dhe prestigj për t’i udhëhequr në këtë aventurë, dhe profili i Cannavaros shihet si ideal.

Përvoja e fundit e italianit si trajner ishte në Kroaci me Dinamo Zagreb, por aventura atje përfundoi me shkarkimin e tij.

Në Itali, ai kishte drejtuar më parë Udinesen, periudhë që u shoqërua me vështirësi të mëdha, si dhe Beneventon në Serie B.

Megjithatë, rikthimi i mundshëm në një skenë të madhe ndërkombëtare si Botërori 2026 do të ishte një sfidë e re për Cannavaron, i cili mund ta gjejë veten në stol duke udhëhequr Uzbekistantin në turneun e parë botëror në historinë e tij. /Telegrafi/